FANDOM


Zhan Rasini
Zhan Rasini

Lindi

21 Dhjetor 1639 Ferte-Milon Francë veriore

Vdiq

21 prill 1699

Profesioni

Dramaturg

Teatri i Rasinit është pika e dytë kulmore e klasicizmit francez. Qysh në shekullin XVII e deri në ditët tona,admiruesit e tragjedisë klasike nuk kanë rreshtur së krahasuari Rasinin me Kornejin,por ky krahasim nuk ka sjellë ndonje perfundim ,përveqse ka nxjerrë më në pah meritat e veqanta të njërit e të tjetrit:Rasini nuk është imitues e as vazhdues i "plakut Korneji",por një poet i ri e gjenial që i dha poezisë tragjike hapësira dhe harmoni magjepsëse.Të mbështetur në të njejtën estetikë të klasicizmit,Korneji e Rasini ndërtuan dy universe tragjike të ndryshme,veq njëlloj të fuqishem e njëlloj sublime.

Në pjesën e famshme Bretkosat,Aristofani tregon se për të ishte e pamundur të zgjidhte ndërmjet Eskilit e Europidit,meqenëse të dy këta,në anë të ndryshme të kandarit,peshonin njëlloj.Njëlloj peshojnë edhe Korneji me rasinin,në anë të ndryshme të poetikës klasike.

Njeriu dhe krijuesi Edit

Zhan Rasini lindi më 21 dhjtor 1639 në Ferte-Milon të Francës Veriore,në familjen e një nënpunësi taksash.Kur ishte trembëdhjetë muajsh,mbeti pa nënë,e pas dy muajsh i vdiq edhe i ati,që e la familjne të mbytur në borxhe.Jetimin e morën për ta rritur gjyshi e gjyshja.Pa mbushur dhjetë vjeq,gjyshi vdes,kurse gjyshja e mbetur e ve mbyllet në kuvendin Port Royal(port-ruajal,d.m.th. liman-Mbretëror)pranë Parisit,ku bënin jetën e murgeshave e bija dhe dy motrat e saj.Nipin e dërguan në një kolegj janseist,që të merrte kulturë të fortë fetare, e ku ndenji në periudhën 1651-1655. Pas përfundimit të kolegjit,në moshën gjashtëmbëdhjetë vjeqare,Rasinin e morën për mëshirë si nxënës ata që atë kohë njiheshin me emrin vetmitarët:njerëzit nga familjet më të shquara të Francës,që qenë tërhequr në një manastir në Port-Royal,duke e kthyer atë në qendër të vërtetë intelektuale.Kvtu Rasini mori shlollim të përkryer në frëngjisht,në latinisht e në greqishte të vjetër.Edit

Teari i Rasinit Edit

Teatri i Rasinit nuk është vëllimor,meqenëse autori i përpunonte vazhdimisht pjesët e tij dhe kur u largua nga skena ai ishte tridhjetv e shtatë vjeq.Gjithsej bëhen dymbëdhjetë pjesë:njëmbedhjetë tragjedi dhe,një komedi me titullin Ankuesit. Në radhën e tragjedive,sipas burimit të frymëzimit,dallojmë tragjeditë me subjekt grek,me subjekt romak,me subjekt nga Lindja dhe me subjekt nga Bibla. Tebaida,tragjedia e parë e Rasinit,frymëzohet nga tragjikët Eskili,Sofokliu e Europidi,të cilët e trajtuan mitin rreth luftes për pushtet të dy vëllëzërve Eteoklit dhe polinikut,kurse tragjedia e dytë Aleksandri flet për bëmat e Aleksandrit të Madh që e shtriu pushtimin deri ne Indi dhe iu detyroi mbretërve barbarë ligjet e kulturën helene.Keto dy tragjedi nuk mbajnë ndonjë peshë në teatrin rasinian e sot askush nuk rrezikon t'i vërë në skenë.

Ad blocker interference detected!


Wikia is a free-to-use site that makes money from advertising. We have a modified experience for viewers using ad blockers

Wikia is not accessible if you’ve made further modifications. Remove the custom ad blocker rule(s) and the page will load as expected.