Wikia

Greatestclass Wiki

Uji në organizmat e gjallë

Talk0
5pages on
this wiki


  • Njeriu me peshë 70Kg i ka 42 litra ujë:28 litra në qeliza,14 litra jashtë qelizës(prej të cilave 3.5 litra plazmë).
  • Lëngu brendaqelizor quhet edhe intraqelizor,ndërsa ai jashtëqelizor quhet ekstraqelizor.
  • Lëngu i indeve quhet edhe intersticial.
  • Lëngje jashtëqelizore janë edhe likvori,lëngjet për tretje,eskretet etj.
  • Me oksidim të plotë të molekulave organike në ditë lirohen në organizëm afër 300 ml ujë metabolik.


Organizmi i njeriut gjatë ditës i liron 1.5-2 litra ujë, më së shumti përmes urinës.Ky ujë kompensohet me ujin që merret me ushqim dhe pije, dhe me ujin e krijuar pas oksidimit të molekulave organike. Uji është komponim kimik shumë i përhapur dhe i domosdoshëm për jetë. Gjallesat janë të përbëra kryesisht nga uji.Ai është përbërës i domosdoshëm i qelizave , i indeve dhe i lëngjeve trupore (gjakut, limfës etj.)Uji i përbën mesatarisht 46-75% të peshës së trupit të njeriut (Fig. 1.):


Përmbajtja e ujit në organizëm dhe në ushqim të njeriut

Fig 1:Përmbajtja e ujit në organizëm dhe në ushqim të njeriut


Indet dhe organet e ndryshme përmbajnë sasi të ndryshme uji.Kështu p.sh.dhëmbët dhe indi yndyror përmbajnë pak ujë (5-20%),ndërsa më shumë ujë ka në indin lidhor dhe nervor (60-80%).Likvori dhe urina përmbajnë 97-99% ujë.Me mplakje të organizmit bie sasia e ujit.Në organizma të gjallë uji gjendetnë formë të lirë dhe të lidhur. Rëndësia e ujit për botën e gjallë ësht e madhe.Ai është tretës i veqant në të cilin treten komponimet e ndryshme .Pra, uji në gjendje të lëngët është tretës i mirë për shumë substanca inorganike dhe organike.Elektrolitet e tretura në ujë jonizohen lehtë , sepse molekulat e ujit kanë karakter dypolësh (Fig 1.2.):

Dipolariteti

Fig 1.2:Dipolariteti (a) dhe renditja asimetrike e hidrogjenit dhe e oksigjenit (b) në molekulën e ujit.


Substancat që treten lehtë në ujë quhen substanca hidrofile, siq janë p.sh. aminoacidet,sheqernat ose proteinat.Substancat të cilat nuk treten në ujë quhen substanca hidrofobe, siq janë p.sh. lipidet. Në tretësira ujore zhvillohen reaksionet biokimike.Vetitë e shumicës së biomolekulave varen nga uji.Molekulat e ujit është dipolare dhe ka veti të krojojë lidhje hidrogjenore.Molekulat e proteinave, të acideve nukleike etj.nuk mund të mbahen në formën e strukturave të tyre pa praninë e lidhjeve hidrogjenore.Në ujv treten më së miri substancat polare,por edhe komponimet jopolare, të cilat mund të krijojnë lidhje hidrogjenore (Fig 1.3):


Bilanci i ujit

Fig 1.3:Bilanci i ujit në organizmin e njeriut.



Uji merr pjesë në absorbimin e substancave të ndryshme në zorrë,në transportimin e tyre dhe në jashtëqitjen e ekskreteve. Në organizëm me oksidim të libideve,sheqernave,proteinave lirohet uji metabolik.

Around Wikia's network

Random Wiki