FANDOM


Imitimi i autorëve antikë.Arti antik ofronte modelet më të mira të përsosmërisë.Duke vënë në qendër të bukurën,si kategori të pandryshueshme dhe të përjetshme , ai kishte fituar një karakter universal, që e bënte veprën artistike të vlefshme për të gjitha kohët dhe të gjitha vendet.Autorët bashkëkohës e vlervsuan lart këtë traditë dhe e quajtën për nder të imitonin mjeshtërit e moqëm.Ky imitim, megjithatë, nuk duhej të ishte servil, por të shërbente si pikënisje për të frymëzuar vepra të denja origjinale.U huazuan, kryesisht,subjekte mitologjike e histroike;interesi për hulumtimin e shpirtit njerëzor;gjinitë letrare me format përkatvse, që iu përshtatën zhvillimit letrar e mendor bashkëkohës. Tragjedia, si gjinia letrare më e përkryer e të vjetërve, zuri vendin e nderit tek autorët klasicist dhe u quajt gjini fisnike.Klasicistët nuk e fshinin aspak ndikimin e tyre prej autorëve antikë,madje ata shfaqnin atë hapur e me krenari,qka iu shërbente si një lloj "pasporte" për t'u njohur prej publikut.Zhan Rasini nuk e ndante emrin e tij nga ai i Europidit, La Fonteni e lidhte artin e fabulës me emrat e Ezopit dhe Fredit, kurse Bualoni vetëquhej francez.

Impresionalizmi dhe vërtetësia Edit

Ky parim kërkon që autori të mos e shprehë veten drejtpërdrejt, por të fshihet pas personazheve të tij,të cilët i bën të flasin në përputhje me karakterin që paraqesin, situatën ku ndodhen e mjedisin nga dalin.Krijuesi e paraqet veten impersonal e të paanshëm, njëlloj sikurse natyra.Ai ka bindje se duke imituar natyrën do të arrijë të krijojë vepra të bukura, sepse në sy të tij vetëm e natyrshmja është e vërtetë dhe e bukur. Edit

Motivimi psikologjik

Ky parim lidhet ngushtë me parimin e vërtetësisë.Meqë ngjarjet e peripecitë e ndryshme,për të qenë sa më të besueshme, nuk mund të shpjegohen nga jashtë në mënyrë sipërfaqësore,atëherv duhen kërkuar e gjetur arsyet e thella te psikologjia e individit, te ndjesitë, mendvsia dhe interesat nga të cilat ky udhëhiqet.Ndaj bota e brendshme e njeriut zë vendin më të privilegjuar në tvrësinë e veprës së tyre.

Parimi i arsyes Edit

Siq e pamë, ky është parimi i madh i mbarë shekullit XVII e jo vetëm i klasicizmit. Në rrafshin letrar, ky parim ka të bëjë me konceptimin sa më logjik dhe të arsyeshëm të veprës së artit.Arsyeha disiplinon imagjinatën e fantasinë,ajo i jep mundësi autorit që të mos bjerë pre e emocionit të tij intim.Me anë të arsyes, autori i jep veprës letrare formën më të përshtatshme dhe ai ia paraqet lexuesit ose shikuesit si një tërësi të plotë e të vetme. Para-rendes i letersise se romantizmit, ku nuk do te zhvillohej me arsyeja por ndjenja

Ndarja e gjinive Edit

Estetika klasiciste thekson ndarjen e gjinive nga njëra-tjetra, përparësitë e tyre ndaj njëra-tjetrës, ligjet e brendshme të secilës gjini, që duhen zbatuar në mënyrë të prerë.kjo nënkupton se qdo gjini letrare u nënshtrohet ligjësive e teknikave të veqanta.Për shembull, tragjedia dhe komedia u nënshrohen parimeve të caktuara të përbashkëta, por secila veq e veq kanë parime të tjera të veqanta.

Stili Elegant Edit

Stili i veprave klasiciste, pavarësisht nga gjinia letrare në të cilën shkruhen këto vepra. është i qartë, i thjeshtë dhe elegant.Shprehja e bukur dhe e pastër, pa ndërlikime sintakse e pa stërhollime abstrakte, mbetet ndoshta karakteristika më dalluese e autorëve klasicistë.Deri edhe te Molieri, që shkruan komedi, respekti për shikuesin duket në radhë të parë te kujdesi për gjuhën,te komunikimi i sjellshëm dhe te vargu elegant.

Ad blocker interference detected!


Wikia is a free-to-use site that makes money from advertising. We have a modified experience for viewers using ad blockers

Wikia is not accessible if you’ve made further modifications. Remove the custom ad blocker rule(s) and the page will load as expected.